Latifi shënon për fitoren e Shkëndijes, Besa shkëlqen ndaj Gostivarit, humb Voska, barazon Shkupi

Shkëndija e Tetovës ka bërë edhe një hap drejt titullit të Maqedonisë së Veriut. Futbollisti Liridon Latifi ëlshtë autor i golit të fitores.

Shkëndija ngadhënjeu në Kavadar me rezultat 1:0 ndaj Tikveshit.
Latifi shënoi në minutën e 69-të.

Shkëndija u paraqit pa një lojtar në 25 minutat e fundit.
Shkëndija kryeson me 56 pikë e ka katër më shumë se Sileksi në vend të dytë dhe Tikveshi bie në vend të dhjetë me 22 pikë.

Skuadra e Besës së Dobërdollit ka shënuar fitore të madhe në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e fubollit të Maqedonisë së Veriut.

Besa e mposhti me rezultat 2:1 Gostivarin, në takimin e javës së 26-të.

Mbrende i Gostivarit u përjashtua me karton të kuq në minutën e 54-të.

Kallanoski i Gostivarit humbi penalltinë në minutën e 37-të.
Selmani (55′) e Shefiti (72’) shënuan për fitoren e Besës dhe Kalanoski (80’ për Gostivarin.

Skuadra e Besës renditet në pozitën e 9-të me 24 pikë e Gostivari në të 4-tin me 44 sosh.

Rezultatet, java e 26-të
Tikvesh – Shkëndija 0-1
Shkupi – Rabotnicki 0-0
Besa – Gostivar 2-1
Voska Sport – Sileks1-2
Brera – Vardar 0-2
Dje: Struga TL – Pelister 4-1

Marketing