Tre trupa u gjetën në një shtëpi në fshatin Weitefeld në Gjermaninë perëndimore.
Një gjueti në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar për të dyshuarin, i cili u largua kur oficerët mbërritën në vendngjarje, konfirmoi një zëdhënës i policisë për agjencinë gjermane të lajmeve.
Policia këshilloi vendasit të qëndrojnë në shtëpi dhe paralajmëroi shoferët që të mos ndalojnë për autostop, raportojnë mediat lokale.
Gazeta gjermane Bild raporton se forcat speciale ndodhen në rrugët e fshatit dhe se në kërkim është përfshirë edhe një helikopter.
Weitefeld, i cili ka rreth 2200 banorë, është nën bllokadë policore dhe kontrollohen automjetet që hyjnë dhe dalin.
Një zëdhënës i policisë tha për Bild se telefonata për gjetjen e trupit është marrë rreth orës 3:45 të natës së sotme, transmeton KosovaPress.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në një shtëpi familjare dhe se mes viktimave janë dy burra dhe një grua. Zëdhënësi i policisë nuk përjashtoi që mes të vdekurve të ketë edhe fëmijë.
Shefi Karl-Heinz Kessler theksoi se ai “nuk mund ta imagjinonte kurrë që një akt i tillë” do të ndodhte në Weitefeld.
Ai vuri në dukje se në shtëpi jetonin një grua, një burrë dhe një adoleshent.
