Jessica Alba ka ndarë në Instagram foto nga pushimet familjare, të cilat i ka shijuar me tre fëmijët që pati me Cash Warren, nga i cili po divorcohet pas 17 vjet martese.
Ndonëse nuk ka treguar destinacionin e saktë, fansat duke analizuar fotot kanë arritur në përfundimin se aktorja po pushonte në ishullin Hauai, Kaua’i.
Përveç familjes, në pushime i janë bashkuar edhe miqtë e saj, të cilat ajo e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale.
Jessica konfirmoi divorcin më 16 janar përmes një postimi në Instagram dhe thashethemet për ndarjen e tyre u shfaqën shtatë ditë më parë.
Në postimin e saj, aktorja ka shkruar se prej vitesh është në një rrugë të vetë-zbulimit, si individ ashtu edhe me Cash.
Jessica ka në plan të heqë mbiemrin Warren dhe të merr përsëri emrin e vajzërisë. Gjatë procesit gjyqësor, do të vendoset se çfarë do të ndodhë me pasuritë e tyre të përbashkëta dhe të dy kërkojnë kujdestarinë e përbashkët të tre fëmijëve të tyre: vajzat Honor Marie dhe Haven Garner dhe djalin Hayes.
Çifti u njohën në vitin 2004 në xhirimet e filmit “Fantastic Four”, ku Cash punonte si asistent produksioni.
Lidhja e tyre nisi shpejt dhe ata u martuan në vitin 2008 në një ceremoni intime në Los Anxhelos.
Në intervista, Jesicca theksoi se sfidat e përbashkëta si prindërimi dhe karriera e forcuan më tej marrëdhënien e tyre.
