Sulmi i policit serb ndaj futbollistit shqiptar, KF Tërnoci: Kemi çuar ankesë në federatë, e dërgojmë edhe në UEFA

Veton Zeqiri, futbollisti i KF Tërnoci është sulmuar nga një polic serb përgjatë një ndeshje që po e zhvillon si mysafirë në Bosilegrad.

Lidhur me këtë, kryetari i kësaj skuadre, Jusuf Hasani thotë se ankesë kanë dërguar në Federatën e Futbollit të Serbisë.

“Ne kemi bërë ankesën, ndaj të gjithë lëshimeve që organizatori ka bërë sot. Nesër presim të marrim përgjigje direkt nga Federata e Futbollit të Serbisë”, tha ai në Klan Kosova.

Në qoftë se nuk marrin përgjigje nga FFS-ja, Hasani thotë se përgjigje do të kërkojnë edhe nga UEFA.

“Nuk jemi shumë optimistë nga Federata e Futbollit të Kosovës, do të kërkojmë edhe nga ato ndërkombëtare”, tha Hasani.

Ai tutje thotë se përkrahje kanë marrë nga Kosova, megjithëse presin ndonjë veprim nga Qeveria kosovare, po aq edhe nga Qeveria e Shqipërisë.

“Kemi pasur shumë përkrahje, sidomos nga Kosova, por po presim si nga Qeveria e Kosovës, ashtu edhe nga e Shqipërisë që të ndërmarrin diçka”.

Marketing