Ibrahimi: Në Këshillat dhe trupat e pavarur e rëndësishme është që kandidatët t’i plotësojnë kushtet profesionale

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi, në intervistën e fundit në TV Alsat, ka folur për intervistimin e kandidateve për Këshillin Programor të Radio Televizionit të Maqedonisë, trup i cili duhet të jetë profesionist për punën e RTM-së por edhe për emërimin e Këshillit të Agjencisë së Mediave.

Ibrahimi deklaroi se çdo herë që bëhet fjalë për emërimin e Këshillave apo Trupave të pavarura, çdo herë kemi komente se ndonjëri prej tyre është i një subjekti politik, dhe ka një të kaluar politike dhe ka pasur afërsi politike me njërën parti politike.

“Megjithatë ne jemi një vend i vogël dhe një shoqëri mjaftë e vogël. Ajo që është e rëndësishme është që ata të cilët zgjidhen, t’i plotësojnë kushtet e konkursit të cilat janë dhënë. Në qoftë se i plotësojnë ato kushte, jam dakord që ata të zgjidhen, pavarësisht se kush janë ata emra”, theksoi Ibrahimi.

Në fund Ibrahimi shtoi se sipas informatave të tij, te Agjencia e Mediave, kandidatët i kanë plotësuar kushtet e konkursit dhe mbetet që të vazhdoj puna e përzgjedhjes në Kuvend.

Marketing