Kryeministri Kurti, ka reaguar ashpër pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për shkak mos votimit të raportit të komisioni, shkruan Insajderi.
Kurti është shprehur i nervozuar, duke e quajtur sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike.
Tutje ai ka shkruar opozita lan nam, duke dal kundër qeverisë.
“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë.
Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, ka shkruar Kurti në Facebook.