Arsenali ka realizuar një eliminim dramatik të Real Madridit, duke siguruar kalimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve me një fitore 2:1 në Santiago Bernabéu, duke shtuar kështu një rezultat total prej 5:1 pas fitores 3:0 në ndeshjen e parë në Londër.
Ndeshja e dytë nisi me një dominim të Real Madridit, por ishte Arsenali që kaloi në avantazh në minutën e 65 me një gol të bukur të Bukayo Saka, i cili finalizoi një aksion të shpejtë dhe të sakte.
Pas këtij momenti, Real Madrid reagoi shpejt dhe e gjeti golin e barazimit në minutën e 67 me një gol nga Vinicius Junior, i cili shfrytëzoi një asist të shkëlqyer për të barazuar shifrat në 1:1.
Me të dukur se ndeshja po shkon drejt barazimit, Arsenali shfaqi sërish forcën e tij dhe e goditi Real Madridin në minutën e tretë shtesë (90+3) me një gol të Gabriel Martinelli, i cili ia siguroi fitoren e shkëlqyer 2:1, duke i dhënë Arsenalit kalimin në fazën e ardhshme.
Pas këtij rezultati, Arsenali kalon në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe do të përballet me një sfidë të jashtëzakonshme ndaj PSG, një ekip që ka treguar gjithashtu forcën e tij në këtë edicion.