I pyetur nëse Aleanca për Shqiptarët do të largohet nga Qeveria, pas largimit nga VLEN-i, Arben Taravari tha se për këtë vendos kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Taravari tha se mendon se ASH-ja tani i duhet qeverisë, por që nuk e kanë problem si parti nëse largohen nga ekzekutivi.
“Qeverinë e bën kryeministri, nëse kryeministri…unë kam biseduar me kryeministrin, sërish do të flasim, nëse ai vlerëson se ASH-ja nuk duhet, ne nuk kemi asnjë problem, megjithatë mendoj se ASH-ja për momentin duhet, megjithatë nëse marrin vendim të tillë, nuk ka asnjë problem. Nuk mundet të tregojë askush tjetër, përpos atij që formon qeveri, me të do të shihemi, dëgjohemi, jemi në komunikim, kështu që do të shohim ditëve në vijim”, shtoi Taravari./tv21.tv