Man Utd ‘arrin marrëveshje’ me transferimin e parë të verës

Manchester United thuhet se ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Matheus Cunha nga Wolverhampton Wanderers pas hyrjes në negociata në fillim të kësaj jave.

Sipas mediumit Goal Brasil, Cunha do të kalojë në Old Trafford këtë verë.

Ai ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar katër të tjerë në Premier League këtë sezon.

Marrëveshja, me vlerë 62.5 milionë funte (73 milionë euro), pritet të finalizohet përpara hapjes zyrtare të afatit kalimtar.

Djajtë e Kuq kanë qenë të interesuar për Cunhan prej muajsh dhe ishin të etur për të nënshkruar me të para se të hapej afati kalimtar i transferimeve të verës.

United ka lëvizur me shpejtësi për të siguruar nënshkrimin e tij mes interesimit nga klubet e tjera.

Marketing