Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë, konkretisht me epiqendër në Gorë, Korçë.

Magnituda ka qenë 3.4 ballë me thellësi fokale 5 km, teksa lëkundjet edhe pse kanë qenë të lehta janë ndjerë nga qytetarët, raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi.

Pak minuta më parë ka pasur edhe një tjetër lëkundje tërmeti po në Korçë me një magnitudë 2.6 ballë.
Ndërkohë, fatmirësisht nuk raportohen dëme.

Marketing