Ky është banori më i ndjekur në rrjetet sociale pas “BBVA4”

Edicioni i katërt i Big Brother Vip Albania përfundoi me sukses të madh, duke i dhuruar publikut momente të paharrueshme dhe finalistë që fituan zemrat e shikuesve. Finalistët e këtij sezoni ishin Loreana Brati, Danja Koka, Gerta Gixhari, Egli Tako, Laert Vasili, Rozana Radi dhe Gjesti.

Tani që spektakli ka mbaruar dhe dritat e shtëpisë janë fikur, fansat kanë kaluar nga ekrani në rrjetet sociale për të ndjekur nga afër jetën e tyre të përditshme.

Por cili prej tyre ka fituar më shumë ndjekës në Instagram?

Në krye të listës qëndron Gjesti, me plot 604 mijë ndjekës. Pas tij vjen këngëtarja Rozana Radi me 464 mijë ndjekës, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Egli Tako me 353 mijë.

Më tej renditen: Danja Koka me 151 mijë ndjekës, Loreana Brati me 134 mijë, Gerta Gixhari me 106 mijë dhe Laert Vasili me 318 mijë ndjekës.

Edhe pse loja ka përfunduar, gara për vëmendje në rrjetet sociale sapo ka filluar.

Marketing