Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një intervistë për emisionin “Top Tema” në TV Telma, komentoi zhvillimet brenda koalicionit opozitar shqiptar dhe pozicionimin e Arben Taravarit, duke aluduar në prapavija të mundshme politike për afrimin e këtij të fundit me BDI-në.
“Ka anketa dhe më vjen keq se kishte një percepcion se BDI më nuk do të kthehet edhe gjatë kohë në pozitë, madje të mos ekzistojnë nëse nuk reformohen. Por dikush po shihet se i ka pasur borgj BDI-së. Duke e ditur këtë, Taravari nuk e ruajti unitetin, por deshi të shkoj me lista të ndara që të gjej arsye të shkoj te BDI,” deklaroi Mexhiti.
Ai la të kuptohet se ndarja nuk ishte rastësore, por pjesë e një skenari për ta legjitimuar kalimin e Taravarit në anën e kundërshtarit politik.