VMRO-DPMNE i reagon Bujar Osmanit: Qytetarët e RMV-së trajtohen si të barabartë pavarësisht përkatësisë etnike

“Me letrën e publikuar nga Bujar Osmani në profilin e tij në Fejsbuk, nuk ka hipokrizi më të madhe sesa të flasë për interesa shtetërore, thuhet në reagimin nga VMRO-DPMNE.

“Negociatat për çështjet etnike të udhëhequra nga Osmani ishin sekrete, pa dijeninë e publikut, në funksion të interesave të ngushta partiake të BDI-së, dhe jo për të mirën e shtetit. Nëse ai vërtet kishte leje nga institucionet, ne pyesim: nga cilat institucione? Nga anëtarët e partisë në Qeverinë që udhëhoqi grupin më kriminal në historinë e Maqedonisë? Nga Zaevi dhe Kovaçevski? Ky nuk është një mandat shtetëror. Kjo është një licencë mafioze për të tregtuar me të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sa i përket akuzave për “nënçmim të shqiptarëve”, OBRM-PDUKM me krenari pohon barazinë e të gjithë qytetarëve pavarësisht nga përkatësia etnike.

“Ne po luftojmë kundër kriminelëve të BDI-së, jo kundër shqiptarëve. Osmani dhe BDI janë ata që i keqpërdorin shqiptarët si alibi për korrupsionin dhe krimin e tyre. Bujar Osmani duhet ta dijë se koha e privatizimit të shtetit ka mbaruar. Maqedonia u përket të gjithë qytetarëve të saj. Nuk i përket as BDI-së, as Osmanit, as Zaevit, as mafies që e ka grabitur me vite”, thekson VMRO-DPMNE.

Marketing