Aksident në Pikën Kufitare “Tabanoc”: Automjeti godet shtyllën metalike me kamera për video mbikëqyrje

Një qytetar nga Ohri me automjetin “Passat” ka goditur një shtyllë metalike me kamera për video mbikëqyrje në pikën kufitare “Tabanovc”, njoftoi sot policia e Kumanovës.

• Dje, rreth orës 18:30, në SPB Kumanovë u raportua se në pikën kufitare Tabanovc ndodhi një aksident trafiku, në të cilin një automjet pasagjerësh “Passat” me targa nga Ohri, i drejtuar nga S.LJ. (59) nga Ohri, goditi një shtyllë metalike me kamera për video mbikëqyrje, informoi SPB Kumanovë.

Në aksident nuk ka pasur të lënduar, dhe ekipi i SPB Kumanovë ka kryer inspektimin.

Marketing