VLEN për herë të dytë e propozon Salihin për anëtar në Këshillin e Prokurorëve Publik

Deputetët e VLEN-it për herë të dytë e propozuan Vedat Salihin, për anëtar në Këshillin e Prokurorëve Publik, pasi herën e parë në nëntor të vitit të kaluar, u akuzua nga Fronti Evropian se nuk i plotëson kushtet e përvojës së punës, shkruan Alsat

Gjegjësisht Salihi në aplikimin e parë kishte vetëm 14 vjet, 10 muaj e 15 ditë, gjegjësisht i mungonin 1 muaj e gjysmë nga 15 vitet përvojë pune që nevojiteshin për këtë pozicion. Për këtë shkak, propozimi për Salihin nuk kaloi ndërsa Kuvendi më 23 dhjetor hapi konkurs të ri.

Për anëtar i këshillit të prokurorëve zgjidhet person i cili vjen nga radhët e profesorëve universitar për drejtësi, avokatë, ish gjykatës të gjykatës kushtetuese, gjykatës ndërkombëtarë dhe juristë të tjerë të theksuar./ Alsat.mk

Marketing