Ardi i hedh kunja Shqipes përmes këngës së re? Detaji interesant që nuk u shpëtoi fansave

Ard dhe Mirdon sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Anxhela Peristeri.

Balada e dashurisë u prit mjaft mirë nga publiku, por dihet që fansat janë të vëmendshëm ndaj çdo detaji dhe duket se edhe brenda këtij projekti ra në sy diçka.

Një numër i madh i ndjekësve një pjesë të tekstit e kanë cilësuar si kunj të Ardit ndaj Shqipes.

Dihet që raporti mes dyshes është komentuar mjaft shumë që nga pjesëmarrja e tyre në Big Brother dhe ka qenë pak i paqartë.

‘’A ke mendu që kjo ditë ty ka me të ardhë, a ke mendu që ti për mu ke me kajt’’, është një nga frazat e këngës që ndjekësit e lidhën menjëherë me një moment të tyre, kur para pak kohe Ardi befasoi Shqipen në emision dhe ajo qau për të.

Dyshimet i ka shtuar më tepër edhe një postim i vet artistit pikërisht me këtë pjesë ku i pyet ndjekësit e tij: CILI PERSON IU KUJTUA PËRMES KËTYRE RRESHTAVE?

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga Shqipja, e cila njihet për reagimet e shpejta dhe të drejtëpërdrejta.

Marketing