Mexhiti:Transformojmë rrjetin ujësor në Kavadar me mbi 1 milion euro

Kemi nisur një investim strategjik mbi 1 milion euro për përmirësimin e infrastrukturës ujësore në Kavadar, me qëllim të sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm me ujë dhe mbrojtjes së burimeve natyrore.

Tre projekte kyçe janë në realizim:

– 2.000 ujëmatës të rinj inteligjentë me lexim në distancë do të instalohen për të përmirësuar menaxhimin e ujit dhe për të nxitur përdorim më të përgjegjshëm të burimeve ujore.

 

– Në qytet, po ndërtojmë rrjetin e furnizimit me ujë dhe kanalizimit në bllokun 5.9, duke siguruar ujë të pastër dhe të qëndrueshëm për 400 familje në këtë zonë të re banimi.

– Në fshatin Moklishtë, po zëvendësojmë kaptazhet e vjetra 70-vjeçare, po ndërtojmë një rezervuar të ri me kapacitet 150 m³, si dhe po vendosim 6.5 km rrjet të ri furnizimi me ujë dhe kanalizim.

Këto ndërhyrje do të çojnë në uljen e humbjeve të ujit deri në 62%, duke kontribuar në një sistem më efikas dhe të qëndrueshëm.

Me punë konkrete dhe rezultate të prekshme, vazhdojmë përpara, në krah të qytetarëve, dhe për të ardhmen të Kavadarit!

Marketing