Princi Harry kërkon të pajtohet me familjen: Se di sa kohë i ka mbetur babait tim

“Kjo intervistë e Princit Harry do të bëhet një nga ato momentet e famshme kur televizioni përplaset me botën e familjes mbretërore”, shprehet BBC për intervistën e fundit të Princit në këtë media.

BBC shkruan se Princi Harry në intervistë dukej i mërzitur dhe shprehet i gatshëm për t’u pajtuar me familjen mbretërore, por thotë se i ati, mbreti Charles III “nuk i flet”.

“Ka pasur shumë mosmarrëveshje, dallime mes meje dhe disa anëtarëve të familjes sime”, tha ai.

“Sigurisht ata s’do të më falin për shumë gjëra… por s’ka kuptim të vazhdojmë të grindemi më”.

Më pas, ai bëri një deklaratë duke prekur situatën shëndetësore të mbretit Charles.

Sikur “nxorri një klithmë nga zemra kur tha se babai nuk do të flasë me mua për shkak të këtyre gjërave të sigurisë”, edhe pse ai nuk e dinte se sa kohë i ka mbetur babait të tij, shkruan BBC.

Kishte gjithashtu mungesë kontakti midis fëmijëve të tij dhe familjes së tyre më të gjerë në MB.

Pastaj ai foli me sinqeritet të madh, duke tingëlluar si një djalë paksa i përmalluar i ngecur jashtë shtetit, kur foli për dëshirën e pajtimit.

”Nuk ka kuptim të vazhdojmë të luftojmë më. Jeta është e çmuar,” tha ai.

Dhe përveçse i bëri thirrje babait të tij Mbretit për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj, ai gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit dhe sekretarit të brendshëm që të ndërhynin.

Marketing