Taravari: Niveli i gazetarisë pasqyrë e lirisë dhe emancipimit të një vendi

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Ditën Botërore e Lirisë së Mediave ka përshkruar me disa fjalë gjendjen e medias në vend. Ai thekson se niveli i gazetarisë është një tregues i qartë i lirisë dhe emancipimit të një shoqërie.

“Niveli i gazetarisë është një shenjë e qartë që tregon lirinë dhe emancipimin e një vendi,”shkruan Taravari.

Ai ka dënuar si shantazhin ndaj mediave, ashtu edhe keqpërdorimin e pozitës nga vetë mediat. Sipas tij, të dyja këto forma përbëjnë krim që duhet të dënohen gjithmonë.

“Ka media që shantazhohen por edhe media që keqpërdorin pozitën e tyre. Si njëra si tjetra përbëjnë krim që duhet dënuar sot e gjithmonë! Dhe respekt e mbështetje për të gjithë ato media që me guxim bëjnë punë të mirë!”, ka shkruar Taravari

Marketing