Rozana dhe Gerta bashkë në ekran?

Përgjatë katër muajve Big Brother VIP Albania, ato ishin kundërshtaret e përbetuara të njëra-tjetrës që krijonin pafund situata duke qenë polet e kundërta të shtëpisë.

Përpos për lojën brenda, shpesh herë ato kanë përfshirë edhe situata nga jashtë.

Megjithatë, pavarësisht raportit, ato mund t’i shohim bashkë në ekran.

Burime pranë Top Channel kanë bërë të ditur se po shqyrtohen disa opsione për periudhën e sezonit të ri televiziv në shtator.

Madje burimet bëjnë me dije edhe për emisionin të cilin pritet që t’i shtohen Gerta dhe Rozana.

A do e kenë energjinë shpërthyese plus-minus edhe në këtë formë si brenda mureve të shtëpisë më të famshme. S’ka se si të ndodhë ndryshe!

Marketing