FC Shkupi ndan rrugët me trajnerin Alpaslan Erdem

FC Shkupi ka zyrtarizuar sot përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Alpaslan Erdem. Në një deklaratë zyrtare, klubi shprehu mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e treguar nga trajneri gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës.

“Falënderim i veçantë për profesionalizmin dhe angazhimin maksimal që ka treguar trajneri Erdem gjatë kohës së tij në klub. Marrëveshja është përfunduar me mirëkuptim të ndërsjellë,” thuhet në njoftim.

FC Shkupi i uron trajnerit turk suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale dhe jetën personale.

Faleminderit për gjithçka, Alpaslan Erdem!

Marketing