Mexhiti: Kur shkelet fjala e dhënë, është thyer buka! E buka që thyhet nuk ngjitet

Kreu i Lëvizjes Demokratike, pjesë e VLEN, Izet Mexhiti ka shkruar një shkrim një rrjetet sociale, ku flet për besën dhe fjalën e dhënë, ndërkaq përmend edhe afate. A po flet Mexhiti për situatën politike dhe për gjendjen pas largimit të Taravarit nga VLEN?

“Fjala e dhënë — besa — është një nga shtyllat kryesore të kodit të nderit ndër shqiptarë. Besa është besimi, ndershmëria dhe përgjegjësia ndaj fjalës së dhënë. Një njeri që jep besën, është lidhur moralisht dhe shpirtërisht për ta mbajtur atë premtim, edhe nëse kjo do t’i kushtojë shumë. Kur shkilet fjala e dhënë, është thyer buka. E buka që thyhet nuk ngjitet. As me takime të njëpasnjëshme, as me afate një mujore. Sepse besa nuk është thjesht një zotim; ajo është një garanci nderi, që në histori ka qenë më e fuqishme se çdo dokument ligjor”, ka shkruar Mexhiti.

Marketing