Salih Murat: Fronti Europian do të garojë me kandidatë dhe lista të përbashkëta në zgjedhje lokale

Deputeti i Frontit Europian, Salih Murat, thotë se Maqedonia e Veriut, do të hyjë në një krizë më të thellë politike dhe për këtë arsye, ata si koalicion kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, që mbahen bashkë me ato lokale. Sa i përket zgjedhjeve lokale, Murat tha se Fronit Europian do të garojë me kandidatë të përbashkët për kryetar komunash dhe me lista të përbashkëta për këshilltarë komunal, duke shtuar se Fronti është i hapur për bashkëpunim me partitë e tjera, ndërsa tha se ndodhitë e fundit në VLEN kanë dëshmuar se ky koalicion nuk e ka legjitimitetin.

“Kështu, ne jemi të hapur, siç thonë liderët tanë, për bashkëpunim me të gjitha subjektet në shtetin tonë, me ndodhitë në koalicionin VLEN, u dëshmua që ata nuk kanë legjitimitet. Ne që thirremi në legjitimitet, jemi fitues edhe në zgjedhjet presidenciale, edhe në zgjedhjet parlamentare, kishim 6 deputetë më tepër. Ata vendosën koalicion mes mjeshtrit dhe çirakut, kështu duket, sepse ata e dinë…ja edhe vetë Arben Taravari e pranoi se 70% të votuesve nuk kanë besim tek ata, se nuk vlerësohen në radhët e koalicionit, Maqedonia për mua, me këtë do të shkojë në krizë politike dhe ne thërrasim, ja në zgjedhje të parakohshme, ta shohim kush do të jetë fronti i sinqertë”, ka deklaruar Salih Murat, deputet i Frontit Evropian.

Marketing