Izet Mexhiti, lider i Lëvizjes Demokratike – pjesë e VLEN-it ka reaguar pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski. Përmes postimit në facebook, Mexhiti lë të nënkuptohet se Taravari mbetet jashtë Qeverisë.
Postimi i plotë:
Të ftuam të bëhesh bartës i ndryshimit. U bëre simbol i Revolucionit të dritave. Edhe pse humbës në qytetin tënd, shpërndaje ‘Efridol’ për BDI-në.
Euforia jote paska qenë vetëm sa për kamerë. Asgjë e sinqertë. Asnjë dritë e vërtetë.
Sonte VLEN vendosi – dritat fiken për hipokrizinë.
Dyftyrësia… nuk ia VLEN!