Interi kualifikohet në finale, Barça e pëson pas 7 golave

Interi është finalistja e parë e Champions League. Italianët triumfuan 4-3 ndaj Barcelonës në një ndeshje për zemra të forta.

Marketing

Zikaltërit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0, falë golave të Lautaro Martinez dhe Hakan Çalhanoglu.

Megjithatë, në fraksionin e dytë, Barcelona tregoi forcën.

Garcia dhe Olmo në startin e pjesës së dytë barazuan shifrat, ndërsa Raphinha realizoi në fund golin e përmbysjes.

Megjithatë italianët nuk u dorëzuan dhe barazuan 3-3 me Acerbin, duke e dërguar ndeshjen në shtesa.

Interi u tregua më cinik në shtesa dhe ia doli të shënojë golin e fitores me Davide Frattesi.

Në finale, zikaltërit do të përballen me fituesin e PSG-Arsenal.