KF Bashkimi 1947: Ndeshja kundër Kozhufit ishte e pastër, me meritë i fituam tre pikët

FFM vendosi se kur do të zhvillohet java e 21-të në Ligën e dytëKF Bashkimi ka dalë me një njoftim pas ndeshjes me Kozhufin, ku Bashkimi me gol në minutën e 94-të shënoi fitore prej 1-2.

Marketing

Klubi nga Kumanova informon se gjithçka ka qenë korrekte dhe se me meritë i kanë fituar tre pikët.

REAGIM ❗️❗️❗️

Të shqetësuar dhe indinjuar mbi sulmet e orkestruara mbi klubin tonë, mbi krenarinë e Kumanovës dhe një kolektivi sportiv që ka bërë shumë për sportin, kulturën dhe rininë !

KF Bashkimi 1947 nuk është vetëm klub, por një familje e krijuar me dekada e dekada, me shumë mund, djersë e sakrifica.

KF Bashkimi 1947, u pengon dashakeqësve sepse tani është më i fortë se kurrë, tani po e ringjallë ëndërrën e shumë kumanovarëve të etur për sport e vecanërisht për futboll.

KF Bashkimi 1947, këtë sezon ka qenë ekipi më i kompletuar, si me infrastrukturë, ekip e tifoz. Ne jemi ekipi qe kemi numrin më të madh të ndjekësve në shkallët e stadiumit. Ne jemi forca dhe amaneti i shumë gjeneratave.

Ky sezon ishte perfekt, ishte sezon që po ringjallet ëndërra jonë, sezon ku kemi pasur shumë momente të veçanta por edhe zhgënjyese, por të gjitha i kemi pranuar si pjesë e sportit. Ekip FER PLEJ, ekip që ka promovuar shumë talente dhe emocione.

Deri këtu kemi arritur vetëm në mënyrë sportive.

Ngjarja e sotshme në Gjevgjeli, ku u ngrit pluhur të paparë deri më tani, duke qenë cak klubi ynë vetëm për ta ndërprerë rrugëtimin tonë.

Klubi ynë, me përgjegjshmëri më të lartë informon të gjithë se si çdo ndeshje edhe kjo kundër Kozhufit, ishte e pastër dhe me shumë meritë fituam tri pikë, në luftën tonë për kualifikim për Ligën e Parë !

Besojmë fortë, se ky sulm do të shkrihet, sepse ska asnjë fakt, argument apo indikacion që klubi yne nuk ka luajtur ferplej.

Me shpresë për drejtesi e zbatim të ligjit, Ju ftojmë të shtunën ora 17:00, në derbin e javës kundër Detonitit.

Me respekt,

K.F Bashkimi 1947, gjaku dhe zemra e kumanovarëve! 💚🖤