Sali: Ne vazhdojmë punën tonë, ndryshime në qeveri do të ketë

Deputeti i subjektit VLEN, Bekim Sali, në intervistë për Lajmin tha se Fronti shumë shpejt do të shpartallohet presim të na bashkangjiten.

Marketing

“Duhet vetëm një emër të ndryshohet, natyrisht edhe i zëvendësministreshes prandaj nuk është rekonstruim i qeverisë. Sidomos tani që jemi në fazën kur na presin punë të mëdha. Ne po vazhdojmë me punën tonë. Kjo është një mundësi që të presim edhe të gjithë deputetët tjerë të na bashkangjiten. Sepse, u kuptua që Fronti Evropian është mburojë e BDI-së. Që një vit kishte një injorim total të të gjitha bashkësive etnike tjera”, tha deputeti Bekim Sali.