Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar – dështon konstituimi

Për të 14-tën herë, dështoi përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Marketing

Edhe pse në sallë ishin të pranishëm 92 deputetë, seanca e sotme nuk arriti të finalizohej me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, një nga procedurat kyçe për funksionalizimin e institucioneve të reja.

Sikurse edhe më parë edhe në këtë seancë, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që të ndërrojë formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehtë, por në mungesë të votave nuk ka arritur të formohet komisioni që duhet të mbikëqyrte këtë proces.

Për kanë votuar 54 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërkohë që në sallë kanë qenë 92 deputetë.

Seanca e radhës është caktuar për të martën në orën 10:00.