Interi mbetet në garë për titull, fiton ndaj Torinos

Skuadra e Interit ka shënuar fitore 0:2 ndaj Torinos në ndeshjën e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.

Marketing

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi mesfushori, Zalewski në minutën e 14’të, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, ekipi i Inzaghit e shënoi edhe një gol tjetër.

Ishte Kristjan Asllani që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për 0:2.

Me këtë fitore, Interi mbetet në garë për titull dhe barazon me pikë Napolin, me nga 77. Por, ekipi i Contes është me një ndeshje më pak.