Kreu i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta në Shkup, në takim me kryeministrin Hristian Mickoski

Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta, si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të qëndrojë për vizitë njëditëshe në Shkup, ku do të realizojë takim me kryeministrin, Hristian Mickoski dhe me presidenten, Gordana Siljanovska-Davkova.

Marketing

Pas takimit që do të mbahet në Qeveri, është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e Mickoskit dhe Koshtës.

Koshta paraprakisht i vizitoi Beogradin dhe Sarajevën, ndërsa qëllimi i vizitës së tij rajonale është ta konfirmojë përkushtimin e BE-së ndaj rajonit dhe perpsektivës së vendeve të Ballkanit Peërndimor për anëtarësim në Union.

“Përforcimi i bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor është prioritet kryesor politik për BE-në dhe për mua personalisht”, porositi Koshta në prag të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se ndodhet për vizitë në rajon në mënyrë që të bisedojë me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor, të cilët “përballen me sfida të vazhdueshme” dhe që të tregojë se BE-ja është e gatshme t’u ndihmojë.

Kryeministri Hristian Mickoski, lidhur me vizitën në Shkup të kreut të Këshillit evropian, theksoi se do të transmetohen qëndrimet tona lidhur me ndryshimet kushtetuese.

“Qëndrimet tona janë të qarta lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe këtu nuk ka ndryshim, sepse nga ana tjetër nuk shohim së paku në këtë moment çfarëdo sinjali se ka ndryshim në sjelljen, përkatësisht nga ana e fqinjit tonë lindor. Më vjen keq që kjo është kështu dhe shpresoj se në periudhën që vijon do të flasim më shumë për zgjidhje se sa për probleme”, theksoi Mickoski.

Shtoi se me ftesë të Koshtës do ta shoqërojë në fluturimin e tij nga Shkupi drejt Tiranës, ku kreu i Këshillit të BE-së do të organizojë darkë për liderët e Ballkanit Perëndimor, përderisa të premten do të kenë takim të Asociacionit politik evropian në Tiranë.

Ambasadori polak në vend, Mariush Brimora, vendi i të cilit është kryesues aktual me BE-në, në intervistë për MIA-n të premten, tha se vizita e kreut të Këshillit të BE-së Antonio Koshta në Shkup javën e ardhshme, është sinjal akoma më i fuqishëm i prioriteteve të BE-së dhe se fakti që e viziton Ballkanin Perëndimor dhe që vjen në Shkup, është dëshmi se janë të gatshëm për zgjerim.

“Nga perspektiva ime, gjithashtu mund të përmend se kryeministri ynë Donald Tusk, do ta vizitojë Shkupin në disa muajt e ardhshëm dhe ky do të jetë sinjal se ne kujdesemi për Maqedoninë e Veriut, se do ta mbështesim shtetin, se Presidenca, Këshilli i BE-së e mbështesin procesin e hapjes së negociatave dhe kjo është shenjë e fuqishme se do të presim përgjigje nga ana e Maqedonisë”, theksoi ambasadori, tha Brimora për MIA-n.