Mexhiti: Investimi Britanik prej 6 Miliardë Eurosh, Një Epokë e Re për Maqedoninë e Veriut

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, e ka cilësuar si historik investimin prej 6 miliardë eurosh nga Mbretëria e Bashkuar, duke theksuar se kjo marrëveshje shënon fillimin e një epoke të re zhvillimi për Maqedoninë e Veriut.

Marketing

“Nuk është thjesht një investim, por një konfirmim i vizionit tonë për një shtet modern dhe të drejtë,” deklaroi Mexhiti. Ai shtoi se fondet britanike do të shkojnë për ndërtimin e spitaleve të reja, përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe arsimore, si dhe për realizimin e një hekurudhe moderne që do të lidhë vendin me rajonin.

“Ky është një mesazh i qartë i besimit ndërkombëtar ndaj rrugës sonë drejt integrimit evropian,” theksoi Mexhiti, duke garantuar se qeveria është e përkushtuar të kthejë këtë mundësi në përfitime konkrete për çdo qytetar.

Ai përfundoi se investimi i Britanisë është dëshmi e fuqishme e mbështetjes për reformat dhe transformimin e Maqedonisë së Veriut në një vend të zhvilluar dhe konkurrues në rajon.