Pas Yamal, njihuni me talentin 13 vjeçar të Barcelonës që po mahnit botën

La Masia është akademia që vazhdon t’i japë futbollit talentët më të ndritur. Kur e gjithë bota flet për Lamine Jamal, një tjetër talent po bën bujë tashmë.

Marketing

Bëhet fjalë për sulmuesin e Barcelonës, Fode Diallo. 13 vjeçari me prejardhje nga Guinea ka shkëlqyer vazhdimisht për të rinjtë blaugrana duke iu afruar tashmë 100 golave ​.

Diallo është një finalizues i lindur dhe vdekjeprurës para portës. Ai tregon një kuptim jashtëzakonisht të pjekur të hapësirës dhe kohës për moshën e tij, duke shkëlqyer në lojën me lidhje dhe lëvizjet e kombinuara.