Është mbyllur sezoni i rregullt i futbollit në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija e Tetovës, u shpall kampione për edicionin 2024-2025.
Kuqezinjtë e kishin siguruar titullin dy javë para, por vetëm sot festuan me trofeun, në praninë e tifozëve të tyre.
Në një atmosferë të bukur dhe spektaklit të tifozëve “Ballistët”, Shkëndija festoi titullin e merituar, ndonëse në ndeshjen e fundit u mposht 3-1 nga Sileksi në shtëpi.
Shkëndija rikthehet të fitojë titullin kampion pas katër viteve pritje, pasi i fundit u fitua në vitin 2021.
Sa i përket skuadrave të tjera shqiptare, Voska dhe Gostivari janë rrëzuar, pasi u tërhoqën nga kampionati. Struga u rendit në vendin e katërt, ndërsa Shkupi në vendin e pestë.
Besa do të kërkojë mbijetesën nëpërmjet “play out”.