Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës.
Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6.
Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.
Në qendrën e kontaktit të EVN-së, informuan se bëhet fjalë për një defekt të madh, por nuk dhanë detaje.
Aktualisht nuk ka operator të lirë në linjën telefonike që do të duhej të jepte informacione.
Pa rrymë kanë qenë Koçani, Prilepi, Shkupi, Gjevgjelia, Shtipi, Kumanova. Shkaku dhe nëse bëhet fjalë për një defekt të përmasave më të mëdha pritet të bëhet i ditur gjatë ditës.