Tërmet në Ohër e Strugë

Tërmete janë regjistruar të dielën në mëngjes në Maqedoni të Veriut.

Marketing

Epiqendrat e këtyre lëkundjeve janë nga rajoni Peshteni – Ohër – Strugë, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Siç është bërë e ditur, magnituda e këtyre tërmeteve ishte 3.4 dhe 2.3 shkallë të Rihterit.

Kjo u bë e ditur nga të dhënat e Observatorit Sizmologjik në Shkup.

Sipas të dhënave, tërmeti i parë është ndjerë në Ohër, Strugë dhe rrethinën e afërt me intensitet prej IV shkallëve sipas shkallës makrosizmike evropiane.