Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme me reshje lokale shiu dhe shtrëngata. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 1 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 14 deri në 27 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu dhe shtrëngata. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë në 27 gradë.