Vuçiq i kërkon trajnerit të Serbisë fitore në ndeshjen ndaj Shqipërisë në futboll

Trajneri i ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojkoviç Piksi ka qenë prezent në tubimin e Partisë Progresive Serbe në Nish, për të mbështetur publikisht presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Marketing

Gjatë fjalimit të tij në tubim, Vuçiq disa sekonda ia kushtoi pikërisht Piksit, duke kërkuar nga ai fitore në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Pak më herët e takova, tash e shoh se është këtu. Ju lutem një duartrokitje të madhe për trajnerin tonë Dragan Stojkoviç-Piksi. Legjenda e Nishit që nuk është fshehur si shumë të tjerë, dhe ka ardhur sot këtu me ne. Piksi! Diku në qershor-korrik luan kundër Shqipërisë, t’i fitosh atje! Shihni që të kthehemi në Nish”, tha mes tjerash Vuçiq.