Bekim Fazliu: Po të isha si Visari që nesër do mblidhja çdo qese mbeturinash nga Çairi dhe do e deponoja te menaxherja e këtij kaosi Danella Arsovska

“Që Çairi është në kaos urbanistik, këtë s’e konteston askush. Duket qartë, shihet, ndjehet! Por ky kaos nuk është rastësi. Është rezultat i një politike të qëllimshme sllave me mendësi antishqiptare, që prej dekadash ka pasur një synim të vetëm: të na fshijnë nga Shkupi, të na zhdukin nga historia e tij, nga harta urbane, nga hapësirat publike. Politikë që na zhbëri emrat e rrugëve, që s’e ndërtoi asnjëherë këtë qytet edhe për ne, por punoi vetëm për të na getoizuar.

Marketing

Por faj kanë edhe tanët. Ata që u shitën, ata që të verbuar nga korrupsioni, e matën dhe e planifikuan Çairin simbas interesit personal, duke harruar se Çairi nuk është pronë private. Ata u bënë bashkëfajtorë në këtë tragji-komedi urbane. Prandaj kritika ka vend, nga secili banor i Çairit, të gjithë ata kanë të drejtë të kërkojnë llogari.

Por jo Danella! JO AJO! Ajo u kthye në simbolin e degradimit të të gjithë Shkupit. Me “jaranat” e Alisë, partnerët e saj politikë, e ktheu Shkupin në një kryeqytet plehrash, pa transport publik, pa drejtim, pa vizion, pa sistem, pa shpirt. Një qytet në kaos total që sa ngrohet koha, mban era kalbësirë.

Ajo sot paturpësisht akuzon se po ia nxjerrin për inat plehrat në rrugë, me kamionë madje, që të duket se qyteti nuk punon asgjë.

Po të isha në vend të Visarit, që nesër do mblidhja çdo qese mbeturinash nga Çairi dhe do e deponoja atje ku duhet: para derës së “menaxheres së këtij kaosi”, para zyrës së saj!

Se ndonjëherë, mbeturinat flasin më fort se fjalët…” – ka shkruar ish deputeti Bekim Fazliu.