Durmishi pjesë e hapjes së Ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka qenë pjesë e hapjes së Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sarajevë.

Marketing

Durmishi ka shkruar se përfaqësimi diplomatik është urë bashkëpunimi mes shteteve dhe shprehje e vullnetit për fqinjësi të mirë, zhvillim dhe stabilitet rajonal.

“Hapja e ambasadave përfaqëson vullnetin për marrëdhënie të qëndrueshme dhe bashkëpunim afatgjatë. Ato janë ura konkrete për ndërlidhje mes institucioneve dhe qytetarëve, dhe një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve rajonale në frymën e respektit të ndërsjellë”, tha Durmishi.