Për tre ditë 2023 kundërvajtje, 362 për ngasje të shpejtë

Në tre ditët e kaluara të kësaj jave pune (20/19/21.05.2025) në kuadër të aktiviteteve të nëpunësve policorë nga të tetë sektorët e punëve të brendshme pranë BSP të MPB, në lidhje me kontrollet e përforcuara të trafikut për respektimin e rregullave dhe dispozitave të trafikut në rrugët e mbarë vendit, janë lëshuar gjithsej 2023 urdhërpagesa.

Marketing

Sipas të dhënave statistikore në lidhje me kundërvajtjet e kryera në përputhje me Ligjin për sigurinë e komunikacionit rrugor, edhe më tej në numër më të madh janë kundërvajtjet e parkimit të paligjshëm 508, më tej kundërvajtjet në bazë të lëvizjes me shpejtësi më të madhe nga e lejuara 362, si dhe 165 masa për kundërvajtje për shkak të drejtimit të automjetit pa patentë shoferi.

“Përveç kësaj, në tre ditët e kaluara u shqiptuan 127 masa për kundërvajet që i kryejnë këmbësorët, si dhe 55 sanksione për vozitësit e motoçikletave në bazë të mosmbajtjes së helmetës mbrojtëse. Gjithashtu, në 18 raste u sanksionuan drejtuesit e mjeteve nën ndikimin e alkoolit, gjashtë masa u shqiptuan për kalim në sinjal të kuq, ndërsa në bazë të mospërdorimit të rripit të sigurisë janë shiqptuar 121 sanksione, ndërsa në bazë të përdorimit të celularit gjatë vozitjes 99 masa”, theksohe në kumtesë.

Në përputhje me Ligjin për automjete, janë mënjanuar nga trafiku 50 automjete të paregjistruara si dhe 12 automjete me parregullësi teknike.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.