Arabia Saudite drejt investimeve në Maqedoninë e Veriut? Ministri Durmishi hap rrugën e bashkëpunimit

Në takimin e zhvilluar në Sarajevë me përfaqësues të lartë të Arabisë Saudite, Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi hapi një kapitull të ri për ekonominë vendase. Arabia Saudite ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim strategjik në sektorë kyç si bujqësia, turizmi dhe infrastruktura.
Në fokus ishte edhe zhvillimi i Kodrës së Diellit në Tetovë, projekt që mund ta kthejë rajonin në një qendër malore të nivelit ndërkombëtar. Certifikimi Hallall i produkteve vendore u cilësua si mundësi për eksport në tregjet myslimane.
Durmishi u shpreh se “Maqedonia e Veriut ka potencial të madh, dhe me partnerë të fuqishëm si Arabia Saudite, ky potencial do të kthehet në zhvillim të vërtetë ekonomik”.

Marketing