Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, deputetin Adnan Azizi dhe funksionarë të tjerë të qeverisë, morën pjesë në përurimin e rrugës së re Pallaticë–Tetovë.

Marketing

Rruga pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin për banorët lokalë, duke lidhur më mirë fshatrat e komunës së Zhelinës me qytetin e Tetovës dhe duke përmirësuar kushtet e jetesës në rajon.

“Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

Së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Zhelinës Blerim Sejdiu, deputetin Adnan Azizi dhe funksionarë tjerë të qeverisë morëm pjesë në hapjen e rrugës së re Pallaticë – Tetovë – një rrugë e rëndësishme që lidh banorët e komunës së Zhelinës me Tetovën!

Lidhim fshatra me qytetin, lehtësojmë qarkullimin rrugor dhe krijojmë kushte më të mira për jetesë!

Kjo është qeveria VLEN, ky është ndryshimi që po e realizojmë në terren! Po punojmë në çdo komunë, si asnjëherë më parë dhe si askush tjetër deri tani!

Tetova dhe Zhelina po ndërtojnë të ardhmen! Ta gëzojnë banorët!”, ka shkruar Kasami.