Kallas: BE ka nisur gradualisht t’i heqë masat ndaj Kosovës

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka konfirmuar gjatë një vizite në Prishtinë se Bashkimi Evropian ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura afro dy vite më parë.

Marketing

Në një konferencë për media, Kallas theksoi se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet strategjik për BE-në dhe se Kosova e ka vendin në familjen evropiane, por paralajmëroi se “nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim

“Kam takim edhe me liderët e partive politike. Ballkani Perëndimor është strategjik për BE-në. Projekti jonë më i madh gjeostrategjik, dhe personalisht për mua. Kosova e ka vendin në familjen evropiane, por s’ka rrugë të shkurtra për anëtarësim. Progresi vjen me reforma. Kosova duhet së pari të dorëzojë agjendën e reformave për GP dhe pastaj është në pozicion më të mirë për të përfituar. Por edhe i duhen institucionet funksionale për të implementuar reformave. Dhe inkurajoj të gjitha partitë që të zhbllokojnë situatën” – tha ajo.

Duke folur për sigurinë në veri të Kosovës, Kallas kërkoi deeskalim dhe theksoi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është rruga e vetme përpara. Ajo shtoi se heqja e masave varet edhe nga angazhimi i Kosovës ndaj Marrëveshjes së Ohrit.

“Jam po ashtu këtu të dëgjoj dhe të kuptoj situatën e sigurisë në Kosovës. Prioriteti mbetet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe jeni partner tanë të barabartë në tryezë. Normalizimi është e vetmja rrugë përpara. Stabiliteti varet nga dialogu dhe jo konfrontimi. BE ka nisur të heq masat gradualisht. BE ka nisur të heq masat, por mendoj se është e rëndësishme që në të njëjtën kohë nuk duam të shohim eskalim në veri. E them sepse personalisht jam angazhuar t’i bind vendet anëtare për heqjen e masave. Por disa thonë se Kosova duhet të mbështesë Marrëveshjen e Ohrit, dhe veprimt e e Qeverisë janë kundër kësaj. Së pari jemi të bëjmë hapat tonë, por me të vërtetë duhet të ketë deeskalim në veri” – u shpreh Kallas.