Duda Balje konfirmon se ka pasur tentativa nga pushteti përmes kontakteve në Shkup t’ia sigurojnë votën

Deputetja Duda Balje, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, për vazhdimin e seancës konstituive, shkruan Insajderi

Marketing

Gjatë deklarimit të saj para fillimit të seancës, Balje ka konfirmuar se po tentohet të ja sigurojnë votën, duke u kontaktuar nga politikanë nga Shkupi, për një pozitë të prfesoreshës.

“Po është e vërtete patëm disa thirrje, per persona qe nuk janë bash të politikës, kam apliku per vendin si profesoreshe ne Maqedoni, sepse kam nënshtetësinë, e flas shume mire gjuhen, i kam plotësu krejt kushtet por kjo ka qene para disa viteve, dhe me nuk kam apliku, por tash kane thene se është mundësia me bisedu per vendin e profesoreshës, ka qene një shok, një mjeke e Kosovës, disa here jemi taku keshtu rasisht, unë kam thëne jo, kam refuzu sepse nuk i njoh keta persona, dhe e vërtete per mu ka qene e papranueshme. Kemi pas dy tri thirrje, nuk jemi takuar. Ne e kemi qëndrimin e njëjte“, tha ajo.

Tutje Balje foli edhe për mundësinë se nëse do të ishte Fatmir Limaj kandidat a do ta votonte.

“Une nëse VV ka vendos Albulenën, ata e dine pse, por këtu eshte ngerrci. Per Limajn nuk besoj qe do te jete kandidat, 99 perqind jam e sigurt, sepse ka thene edhe vete Kurti me 3 deputete nuk mundet”.