Zëvendës kryeministri i parë shqiptare, z. Izet Mexhiti takon Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, znj. Kaja Kallas.
“E mirëprita me bindjen se bashkëpunimi i ngushtë dhe reforma të thella, përfshirë edhe luftën e vendosur kundër korrupsionit, janë çelësi i rrugës sonë drejt integrimit në BE.
Qeveria jonë punon për një Maqedoni të Veriut të fortë, të drejtë dhe me perspektivë të qartë, ku qytetarët të gëzojnë stabilitet, zhvillim dhe mirëqenie të qëndrueshme.
Me mbështetjen e partnerëve tanë, vazhdojmë me vendosmëri drejt anëtarësimit në familjen evropiane.
Këtë e riafirmova së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, duke theksuar se angazhimi ynë i përbashkët është i palëkundur në këtë rrugë strategjike për vendin tonë.”, tha Mexhiti.