Arben Fetai përshëndet vendimin e deputetes Mimoza Musa për të qëndruar në grupin parlamentar të VLEN-it

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka përshëndetur vendimin e deputetes Mimoza Musa për të qëndruar pjesë e grupit parlamentar të koalicionit VLEN, duke e vlerësuar si një akt të guximshëm dhe me integritet të lartë politik.

Marketing

Në një postim në Facebook, ai shkruan:
“Respekt dhe mirënjohje për qëndrimin tënd të palëkundur, e dashur Mimoza.

Në një kohë sfiduese politike, kur shumë zgjedhin heshtjen apo kompromisin, ti qëndrove e vendosur në bindjet e tua, besnike ndaj besës së dhënë 107.000 votuesve tanë dhe idealeve për ndryshim.
Je shembulli më i mirë i përfaqësimit të ndershëm, ku fjala, qëndrimi dhe veprimi ecin së bashku. Je frymëzim për brezat e rinj, të cilët duhet të mësojnë se politika jo vetëm që mund të jetë, por edhe duhet të jetë e ndershme.
Urime për integritetin dhe guximin tënd. Shqiptarët kanë nevojë për zëra si ti!
Deputetja Mimoza Musa, nga ana e saj, ka konfirmuar publikisht përkushtimin e saj ndaj misionit politik me të cilin u zgjodh deputete, duke shkruar:

“Një vit më parë, më 8 maj, mora besimin e mbi 107 mijë shqiptarëve si deputete e Aleancës për Shqiptarët, në listën e koalicionit VLEN.
Unë jam deputete e Aleancës për Shqiptarët.
Besimin që ma dhatë nuk do ta tradhtoj.
Nuk jam këtu për interesa personale, por për t’i shërbyer me dinjitet dhe përgjegjësi çdo votuesi që besoi në këtë mision. Ndryshimi ka nisur dhe ne do ta çojmë përpara.”