Anëtari i Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët, Albrim Hoxha, ka reaguar publikisht pas vendimit te deputetes Mimoza Musa.
per te qendruar në radhët e koalicionit VLEN, duke e cilësuar këtë akt si një sinjal të fuqishëm të besnikërisë ndaj votës dhe misionit për ndryshim.
Në një status simbolik, Hoxha e krahasoi Mimozën me një lule që çel pas një “dimri të gjatë politik”, duke theksuar se ajo përfaqëson vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë në një kohë kur shumë preferojnë të heshtin. Ai përmbylli mesazhin me fjalët: “Ndryshimi vazhdon.”