Sulmuesi i Liverpullit ka fituar çmimin për herë të dytë në karrierën e tij, pasi e kishte fituar për herë të parë në sezonin 2017-18, pas një sezoni debutues të jashtëzakonshëm me klubin. Sallah ka zhvilluar një nga sezonet më të mëdha individuale në historinë e Premier Ligë, duke udhëhequr Liverpullin drejt titullit kampion këtë edicion – një arritje që u sigurua katër ndeshje para përfundimit të sezonit, në prill.
Ai ka realizuar 28 gola dhe ka dhënë 18 asistime në elitën angleze për skuadrën e drejtuar nga Arne Slot, përpara ndeshjes së fundit të sezonit, që do të zhvillohet të dielën në shtëpi ndaj Kristall Pallasit. Me këto shifra, egjiptiani pritet të përfundojë si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i kampionatit.
Ai la pas konkurrencën për çmimin “Lojtari i Sezonit” nga bashkëlojtarët Rajan Gravenberh dhe Virxhill van Dajk, si dhe nga Morgan Gibs-Uajt, Aleksander Isak, Brajan Mbeumo, Deklan Rajs dhe Kris Vud nga klube të tjera./GazetaExpress/