Mundësja e talentuar shqiptare, Ajla Kadriji nga Dobërdolli, e cila është përfaqësuese e Kroacisë U15 në mundje, dje ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Wrestling Festival” në Poreç të Kroacisë, raporton Open-TV.
Në këtë turne kanë marrë pjesë mundësit dhe mundëset më të mira të Kroacisë.
Turneu në fjalë është një nga më të njohurit në Europë. (Open-TV)