Dua Lipa shfaqet e thjeshtë dhe me stil në Kopenhagen, ndan momente pranë Callum Turner

Dua Lipa ka ndarë së fundmi me ndjekësit një seri fotografish nga pushimet e saj, ku shfaqet krah të fejuarit, Callum Turner.

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, artistja ka përdorur vetëm shkurtesën “Cph” në mbishkrim, duke zbuluar se ndodhej në Copenhagen.

Në fotografitë e shpërndara, Dua shfaqet duke shijuar një shëtitje gjatë ditës, e veshur thjesht dhe me stil, me pantallona të shkurtra, një rrip të zi dhe një bluzë me vija bardh e zi, të kombinuara me një çantë të madhe.

Dua Lipa

Këngëtarja duket e relaksuar dhe në humor të mirë, ndërsa ka ndarë edhe momente nga përditshmëria e saj në qytet, përfshirë ushqimet që ka provuar dhe vendet që ka vizituar së bashku me Callum Turner.

Dua ka treguar se po kalojnë kohë cilësore së bashku.

Callum Turner / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF